Skënderbeu rrezikon tashmë edhe titullin kampion, pasi humbi të drejtën për të marrë pjesë në këtë edicion të Champions League. Kjo është konfirmuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, i cili ka folur një konference për shtyp të zhvilluar për të zbuluar risitë e sezonit të ri.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se çfarë do të bëhet me titullin e Skëndërbeu, Shulku ka theksuar se nuk ka ende një afat kohor për marrjen e një vendimi në lidhje me këtë çështje. Por do të jetë Komisioni i Etikës që do të shqyrtojë gjithçka pasi të ketë marrë materialin e nevojshëm nga UEFA.
jithashtu, sekretari i përgjithshëm i FSHF ka konfirmuar disa ndryshime të formulës së dy niveleve të tjera të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, Kategorisë së Parë dhe asaj të Dytë. Po ashtu është konfirmuar 24 gushti si data e Superkupës së Shqipërisë dhe 7 shtatori si data e nisjes së sezonit të ri të Kategorisë Superiore.