Skënderbeu mundet 2 me 1 nga Dinamo e Zagrebit

Sport

GOL1-658x437

 

Skuadra e Skënderbeut është mundur me rezultatin 1 me 2 nga Dinamo e Zagrebit ne “Elbasan Arena” ne takimin e pare te play offt te Champions League duke minizimuar shanset per te qene ne fazën e grupeve te Champions League. Korçaret kane provuar te luajnë si te barabarte me nje skuadër te madhe te futbollit kroat dhe me nje organike me cilësore, duke ia dale mbanë ne shume fraksione te lojës, por ne fund ata qe festuan ishin miqtë. Ne nje atmosfere tejet entuziaste dhe me nje stadium te tejmbushur ne “Elbasan Arena”, korçaret qëndruan ne pritje ne fillim te takimit, duke studiuar fillimisht kundërshtarin qe i afrohet golit ne 2-3 raste, por Shehi tregoi nje forme mjaft te mire. Për te ngritur peshe entuziazmin e tifozëve mendoi kapiteni Blendi Shkembi autor i nje ekzekutimi fantastik te një goditje dënimi ne minutën e  36, duke kaluar ne avantazh Skënderbeun. Fraksioni i pare mbyllet me nje rast te mire te miqve, por Shehu edhe nje here tjetër tregon flasin e tij. Starti i pjesës së dytë ishte i furishëm për korçaret, të cilët brenda disa minutash humbasin 3 raste për shënim me Nimagen, Salihin dhe Latifin. Dhe atë qe së bëjnë vendasit, e bën Dinamon e Zagrebit me Soudanin qe shënon golin e barazimit ne minutën e  66. Goli tkurr prapa korçaret qe i shpejtojnë golit të dytë ne 2-3 raste nga Pjaca dhe Coric. E atëherë kur u mendua se gjithçka do të mbyllej ne barazim 1 me 1, ishte 18 vjecari Pivaric qe shënoi nje gol shume të bukur ne minutën e  3 shtese për kroatet, të cilët shkojnë ne takimin e kthimit të martën e ardhshme ne fushën e tyre me një avantazh të rendesishem. Platforma Tring dhe Vizion Plus ofruan një maratone transmetimi drejtpërdrejte nga “Elbasan Arena”, duke nisur qe me prag ndeshjen e me pas me komentin e sfidës, me analiza dhe të ftuar.