Skënderbeu-D.Zagreb, flasin protagonistët pas shortit

Sport

image341
Fill pas shortit të hedhur në Nion për fazën e “play-off”-it të Champions League, trajneri i korçarëve, Mirel Josa e ka vlerësuar Dinamo e Zagrebit si një kundërshtar tepër të fortë, me mjaft përvojë. Sipas tij, “në këtë fazë të kompeticionit, çdo skuadër është e aftë të përballet me këdo, por Skënderbeu do të jetë gati për këtë përplasje.
Luan edhe një shqiptar në radhët e Dinamos së Zagrebit, kundërshtari europianj i radhës për kampionët e Shqipërisë. Ai është sulmuesi Endri Çekiçi, i cili si për ironi të fatit është nga Pogdraci, qytet në afërsi të Korçës. 18-vjeçari, pjesëtar i Kombëtares kuqezi U-21, ka reaguar mbi shortin, duke shprehur keqardhjen për faktin që mund të jetë pikërisht skuadra e tij që do t’i ndërpresë Skënderbeut rrugën drejt fazës së grupeve të Champions League. Sipas talentit që luan në Kroaci prej sezonit të kaluar, “Dinamo do të japë më të mirën, për t’u kualifikuar më tej”. Endri është djali i Ylli Çekiçit, i cili në të kaluarën ka luajtur në radhët e Skënderbeut.
Ndërkohë, trajneri i Dinamos së Zabgrebit, Zoran Mamiç e ka vlerësuar Skënderbeun si kundërshtar të fortë, që meriton respektin maksimal. Gjithsesi, ai ka theksuar se qëllimi i vetëm i skuadrës së tij ishte dhe mbetet faza e grupeve të Champions League.