Skandal në kampionatin shqiptar

Sport

KF Flamurtari Prishtina-396x340
Si te mos mjaftonin dyshimet e forta dhe hetimet nga ndërkombëtaret per trukime nga ana e skuadrave shqiptare ne miqësoret e dimrit faza e trete e kampionatit shqiptar te futbollit ka nisur me nje skandal te vërtete ne Vlore. Ne ndeshjen Flamurtari – Teuta rezultati ka qene mbërthyer ne shifrat 1-1 deri ne minute e 5 shtese kur pas dhjetëra tentativave te Flamurtarit per te shënuar golin e fitores ishin lojtaret e Teutës qe ne vend qe te largojnë topin nga zona ja kane dhuruar kundërshtareve te cilet me ne fund kane shënuar golin e fitores. Aq shume ka renën ne sy kjo gjë sa tifozët vlonjate ne shkallet e stadiumit kane nisur te bërtasin te gjithë ne kor “turp turp”. E gjithe kjo situate ka nje shpjegim fare te thjeshte. Eksperte te basteve dhe njohes te skenës sportive sidomos asaj futbollistike shqiptare kane siguruar se megjithëse ne kohen shtese goli i radhës i Flamurtarit vazhdonte dhe kuptohej ne pikat e basteve dhe shuma jo te vogla parash duket se jane luajtur pikerisht qe do te shenohet gol. Nuk është çudi qe nga vete mbështetës te Teutës te kete qene luajtur goli për skuadrën e Flamurtarit, çka dëshmon qarte edhe zellin e futbollisteve durrsake per te dhuruar topin kundërshtarit. Ne 5 minutat shtese te akorduara nga gjyqtari topi nuk ka arritur te largohet nga zona durrsake deri sa me ne fund ka pushuar ne rrjetën e këtyre te fundit dhe me pas ndeshja është mbyllur. Drejtuesit e Flamurtarit kane nxituar te deklarojnë se nuk kane te bejne me kete farse dhe kane kërkuar nga organet përkatëse qe te nisin hetimet ne te kundert do te tërhiqen nga kompeticioni. Megjithatë nje hetim ne Shqiperi per nje çështje te tille zor se mund te kete sukses duke patur parasysh se thelbi I tij eshte shuma e parave e qarkulluar,ne Europe është ajo q eve ne alarm autoritetet ndërkohe qe ne Shqipëri askush nuk deklaron asgje. Ajo qe mbetet është pranimi se kampionati tashme eshte nje farse e pranuar nga te gjithë dhe fituesi është jo ne fushe por larg saj ne pikat e basteve.