Siti i Guardiolas, sa pikëpytje mbi qasjen e tij!

Sport

Ndër pasojat e barazimit 1-1 mes Sitit dhe Arsenalit në stadiumin “Emirates”, vëmendja u fokusua kryesisht te taktikat e kujdesshme të vendasve, duke e injoruar faktin se ishin vizitorët ata që përdorën strategji mbrojtëse për të marrë një fitore. Në fund, asnjëra palë nuk e meritoi plotësisht suksesin, aq sa një pikë për çdo ekip dukej e drejtë. Mirëpo paraqitja e ekipit të Pep Guardiolës ishte e çuditshme në disa aspekte. Pep zgjodhi një qasje më konservatore se zakonisht. Duke pasur parasysh se Mikel Arteta gjithashtu kishte zgjedhur një formacion që impononte respect. Por pas golit të ardhur pas vetëm 9 minutave lojë, ambicia e “Citizens” duket se u ndal, duke krijuar vetëm një mundësi tjetër të rëndësishme deri në fund të ndeshjes. Asnjë lojtar i Sitit nuk kishte pika të forta për të kundërshtuar kur Arsenali arriti të zgjidhte mbrojtjen e tyre, aq sa erdhi goli I barazimit nga Martineli. E kjo ngre pikëpyetjen se ku po shkon Siti,.. A janë ata vërtet konkurrentë seriozë, apo ende larg rikonstruksionit të tyre? A mundet Guardiola të rishikojë idetë e tij, për t’u përshtatur me këtë valë të re menaxherësh që kanë dalë në skenë? Këto janë dilema që do të vazhdojnë të rëndojnë mbi Sitin, teksa gara e titullit vazhdon.