Siti humbet Marmush për derbin dhe… Napolin

Sport

Nuk vijnë lajme të mira për Manester Sitin para derbit të shumëpritur të Mançesterit. Sulmuesi egjiptian, Omar Marmoush ka pësuar një lëndim të rëndë në grumbullim me Egjiptin, në ndeshjen ndaj Burkina Fasos. 26-vjeçari u detyrua të largohej në fillim të barazimit pa gola të Egjiptit kundër Burkina Fasos në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës. Dëmtimi ndodhi vetëm nëntë minuta pas fillimit të ndeshjes dhe Marmoush u detyrua të zëvendësohej nga Osama Faisal. Federata Egjiptiane e Futbollit ka konfirmuar që atëherë se lojtari pësoi një dëmtim në ligamentin e gjurit dhe do t’i nënshtrohet skanimeve të mëtejshme për të përcaktuar shkallën e plotë të problemit. Ai do të humbas edhe derbin e qytetit ndaj Manchester Unitedit, që do të zhvillohet këtë të dielë ora 17:30 në “Etihad”, duke e penalizuar sado pak skuadrën e Pep Guardiolës.