Sipas presidentit të La Liga-s, këto dy skuadra duhen përjashtuar nga UCL!

Sport

la liga prs
Raportimet e bëra një javë më parë se në gjykimin e dosjeve të PSG dhe Manchester City në lidhje me ‘Fair-play’ financiar ka patur parregullsi, ka bërë që edhe njëherë tjetër, presidenti i ‘La Liga’-s, Javier Tebas, të sulmojë dy klubet në fjalë. Sipas tij, duke parë shkeljet flagrante të rregullave nga ane e këtyre dy skuadrave, UEFA duhet t’i përjashtojë nga ‘Champions League’ për një sezon. Tebas u shpreh se nuk është aspak i surprizuar nga akuzat që shënjestrojnë PSG dhe Manchester City, sa i përket bilancit të tyre financiar. Por spanjolli ka kërkuar veprim të ashpër nga ana e UEFA, si për të treguar që rregullat e ‘Fair-play’ financiar vlejnë për të gjithë njësoj.

3119
“Unë e kam paralajmëuar që prej 2 vitesh PSG dhe Manchester City po shkelin rregullat. Është shumë e rëndësishme që UEFA të bëjë diçka të vërtetë dhe konkrete për këtë gjë. Është diçka që ka prishur ekuilibrat e futbollit botëror dhe strukturën e lojës. Ato ekipe duhen ndëshkuar. Mendoj se përjashtimi i tyre për një sezon nga Champions League do të ishte një mesazh se këto rregulla duhen marrë seriozisht.” Pas zbulimit të parregullsive në dosjet e dy skuadrave në fjalë, UEFA ka lajmëruar se do të ketë rishqyrtim të tyre, por pa përcaktuar një datë vendimi apo ndëshkimi të mundshëm.

8d509ae01415503738eab8dc06afd66872c5fe1ef094c63a96463c8b40dc51fe