Sipas Pocchetino, Tottenham është vite larg titullit…

Sport

pochettino
Humbja 2-1 me Burnley-n duket se ka ndikuar jo pak në moralin e skuadrës së Tottenham. Trajneri Mauricio Pochettino është shprehur se një rezultat i tillë ishte i nevojshëm, për të sjellë lojtarët e tij ‘me këmbë në tokë’ e për të kuptuar se për të arritur tek titulli duhet diçka më shumë. Diferencat me Liverpool-in kryesues janë 6 pikë, ndërsa me Manchester City-n 5. Kjo distancë nuk duket e parikuperueshme kur kanë mbetur edhe 11 javë për t’u luajtur, por me formën që po kalojnë dy ekipet kryesuese, për të besuarit e Pochettinos duket thuajse e pamundur për të tentuar mrekullinë.

mauricio pochettino
Trajneri 46-vjeçar u shpreh se janë pikërisht ndeshje të tilla që tregojnë nëse një skuadër mund të luftojë për titullin kampion apo jo. Pochettino mendon se kur ekipi i tij të fitojë ndeshjet edhe kur nuk luan mirë, mund të konsiderohet gati për të arritur tek trofeu më i rëndësishëm në Angli. Argjentinasi nuk kërkoi justifikime për dështimin me Burnley-n, por theksoi se skuadra do punojë për të korrigjuar gabimet e për t’u përmirësuar në menaxhimin e situatave që hasën në atë humbje 2-1. Sa i përket çështjes së titullit, Pochettino mendon se Tottenham-it do t’i duhet edhe të paktën 5 vite të tjera punë për t’u formuar si duhet e për të pretenduar seriozisht për titullin kampion.