Sipas Lopetegui, kjo është ndeshja e kthesës…

Sport

Isco (mesfushor i Real): “Mendoj se më e keqja është hedhur prapa krahëve dhe tani do të jetë momenti që të rikthehemi tek fitoret, duke u kthyer besimin edhe tifozëve. Do të ishte cmenduri nëse Lopetegui do të shkarkohej. Duhet lënë të punojë, pasi ka vetëm 2 muaj që ka ardhur. Në fund të fundit, duhet të na dëbojnë neve futbollistëve, pasi neve jemi ata që luajmë në fushë. Jemi të gjithë të përfshirë, jo vetëm trajneri. Kam ende besim se Reali do të arrijë të ecë përpara dhe të zhvillojë një sezon madhështor. Ronaldo? Njerëzit vazhdojnë të flasin për këtë që prej fillimit të sezonit. Por nuk mund të qahemi për dikë, që nuk donte të qendronte këtu. Kemi shumë zgjidhje të tjera për të shënuar gola”

czech republic anzhi makhachkala uefa euro 2016 3492761

Pavel Vrba (trajner i Plzen): “Kam shumë respekt për Real Madridin. Vijnë si kampionë të Evropës dhe janë një nga skuadrat më të forta të botës. Megjithëse rezultatet nuk i ka të mira së fundi, cilësia e tyre është e dukshme. Lojtarët e Realit janë më të mirët në botë dhe gjithmonë kanë mundësi për të të bërë keq. Duhet t’i respektojmë në fushë, por edhe të mundohemi për t’i befasuar. CSKA ia doli të fitonte ndaj kësaj skuadre, duke qenë mbi të gjitha solidë në mbrojtje. Mbi këtë duhet të bazohemi edhe ne, megjithëse nuk do të jetë e lehtë, përderisa luajmë në një stadium gjigant si ‘Santiago Bernabeu'”.

PAR5b5062 190442 8629462
Roman Hubník (Kapiten i Plzen): “Real Madridi është një nga skuadrat më të mëdha, prandaj këtë ndeshje e konsideroj si një nga më të rëndësishmet që kam luajtur ndonjëherë në karrierë. Mezi pres të përballem me këtë ekip dhe me sulmues, sic janë Benzema e Bale. Do të kemi përballë shumë lojtarë cilëorë, por nuk kemi frikë. Thjesht na duhet të jemi të përgatitur për t’i përballuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Pa harruar se ata kanë 5 ndeshje pa fituar dhe ndaj nesh do të duan t’i japin fund kësaj serie negative”.