“Një skuadër si e jona dhe me mbrojtësit tanë, duhet të rritet gjithnjë e më tepër. Në vitin e kaluar, kishim mbrojtjen e dytë më të mirë. Kur flasim për aspektin mbrojtës, këtu përfshihet e gjithë skuadra dhe jo vetëm mbrojtësit.
Sonte do jetë një ndeshje e madhe. Jemi në të njëjtën situatë sikurse në vitin e kaluar, por këtë herë me një grup shumë më të vështirë. Jemi vetëm një hap larg nga përmbushja e objektivit tonë të parë sezonal, sepse në Munich do të jetë shumë e vështirë.
Lukaku do të grumbullohet për këtë ndeshje dh po punon me mjaft entuziazëm. Ai ka munguar rreth 60 ditë dhe padshim që ka qenë një humbje e madhe për ne, pavarësisht se skuadra ka bërë mirë përgjatë kësaj kohe.
Në futboll gjithmonë duhet të tregosh përmirësim dhe ne gjithmonë ia kemi dalë të shënojmë, përveç ndeshjes ndaj Bayern Munich.
Ne trajnerët jemi gjithmonë nën presion, por për mua, ekziston vetëm ndeshja e radhës. Në ditën kur u hodh shorti, kualifikimi dukej i pamundur nga të gjithë, përveç meje dhe lojtarëve të mi. Kemi punuar fort për të mbërritur deri këtu. Uroj që sonte të sigurojmë kualifikimin për në raundin tjetër dhe të argëtojmë tifozët dhe klubin. E dimë se kemi punuar shumë fort përgjatë këtyre 4 ndeshjeve. Sonte duhet të tregojmë se jemi një skuadër e madhe.”