Simone Inzaghi, trajneri i Interit:

Sport

“Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme. Jemi në grupin më të fortë në këtë sezon dhe jemi të  vetdijshëm se çdo pikë vlen shumë. Ndeshja jonë e parë në ‘Champions League’ nuk ishte më e mira e mundshme. Ne provuam të bënim më të mirën tonë, por e vërteta është se Bayern-i ishte diçka më lart se ne në atë përballje. Kemi marrë mësimet e duhura nga ajo sfidë dhe tani nuk ka vend për të bërë të njëjtat gabime. Sfida ndaj Plzen nuk do të jetë e lehtë. Skuadra të tilla motivon jashtëzakonisht shumë kur luajnë në shtëpi dhe e di se çfarë vështirësish do hasim. Jam përpjekur t’i përgatis djemtë e skuadrës për të gjithë skenarët e mundshëm. Duhet të dijmë të reagojmë edhe në momentet tona më të dobëta. Dua që lojtarët e mi të ruajnë qetësinë e të shohin përpara. Sot na pret një sfidë e komplikuar. Është detyra jonë ta zgjidhim e të marrim rezultatin për të cilin kemi ardhur deri këtu. Nuk mund të them se e kam përcaktuar formacionin që do të zbresë që në fillim në fushë. Pas seancën së fundit stërvitore do të zgjidh edhe dyshimet që kam.”