Simon Yates është fituesi i ‘Vuelta a Espana’!

Sport

yat
Britaniku Simon Yates është fituesi i edicionit të këtij viti të “Vuelta”-s. Çiklisti i skuadrës Mitchelton-Scott e mbylli xhiron spanjolle me kohën totale 82 orë 5 minuta e 58 sekonda, duke lënë pas vetes Enric Mas me 1 minutë e 46 sekonda më shumë. Ndërsa vendi i tretë shkoi për kolumbianin Miguel Angel Lopez me 2 minuta e 4 sekonda më shumë se koha finale e fituesit të “Vuelta”-s. Yates ia del të jetë triumfues, ndonëse ka fituar vetëm 1 etapë gjatë gjithë garës, duke ditur të menaxhojë diferencat kohore me rivalët e tij.

skysports simon yates vuelta 4423467
Ndërkohë zhgënjey tifozët vendas Alejandro Valverde. Çiklisti spanjoll i skuadrës Movistar kishte qëndruar pranë Yates në pjesën më të madhe të etapave të “Vuelta”-s dhe shihej si rivali kryesor i britanikut. Por ai nuk ia doli t’i realizonte pritshmëritë ndaj tij dhe në etapën finale e mbylli vetëm i 24-ti. Sa i përket etapës së 21 dhe të fundit, ajo u fitua nga italiani i skuadrës “Quick-Step Floors”, Elia Viviani. 29-vjeçari e përfundoi fazën e fundit me kohën 2 orë 21 minuta e 28 sekonda, duke lënë pas vetes Peter Sagan dhe bashkëkombasin e tij Giacomo Nizzolo. Kjo ishte etapa e 3 në xhiron spanjolle këtë vit që sheh si fitues Vivianin, që shpresonte në arritjen e një vendi në podium në renditjen e përgjithshme.