Simeone: Ta harrojmë revanshin!

Sport

simeone di
Simeone (trajner i Atletico Madrid): “Objektivi ynë është të shohim nëse jemi vërtet aq keq sa tregoi ndeshja e dy javëve më parë. Borusia e Dortmundit është një nga skuadrat më të mira në Evropë për momentin. Përveçse luajnë një futboll spektakolar, ata janë të pathyer në Champions dhe në kampionat, ku kanë 4 pikë avantazh kundrejt Bayernit. Gjithsesi, unë kam besim tek skuadra ime dhe veçanërisht tek Griezman. Ai është lojtar shumë i rëndësishëm për neve. Futbolli është i mrekullueshëm, sepse ka mënyra të pafundme për të luajtur e fituar. Prandaj ne vazhdojmë të besojmë tek mënyra jonë. Fundja, në shtatë vitet e fundit nuk është se kemi pasur një ecuri aq të keqe. Për këtë ndeshje do të mungojnë Godin, Koke’ dhe Diego Costa, por jam optimist për një rezultat pozitiv. Zotëroj një grup që mund të përballojë edhe situata të tilla”.

img 580 380 center articles 453079
Lucas Hernandez (lojtar i A.Madrid): “E dimë se fakti që do të luajmë përpara publikut tonë do të na japë një plus të madh. Ndeshjen kundër Borusias së Dortmundit e kemi përgatitur si tepër të rëndësishme për ecurinë tonë në Champions League, jo si një shans për revansh pas humjes së takimit të parë. Gjermanët kanë Marko Reus, si një nga lojtarët më të rrezikshëm. Megjithatë, ne jemi tepër të motivuar për të marrë më të mirën nga kjo sfidë. Veçanërisht unë, ndihem shumë i kënaqur pasi do të luaj ndeshjen e 100-të me fanelën e Atleticos së Madridit. Jam i ri dhe shpresoj të vazhdoj të përmirësohem, duke mësuar nga kampionët që kemi në skuadër”.