Diego Simeone (trajner i Atletico M.): “Luajmë ndaj një prej skuadrave më në formë për momentin. Bëjnë një lojë gati të përkryer, me zhvendosje të shkëlqyera në sulm. Kanë lojtarë cilëorë si në mbrojtje, ashtu edhe në mesfushë. Por janë tepër të shpejtë edhe nga krahët. Gjithsesi, neve do të kërkojmë të imponojmë lojën tonë, duke vazhduar të mbështetemi tek ajo që kemi bërë për 7 vjet dhe duke u bazuar tek pikat tona më të forta. Rikthimi i Diego Costa na jep më tepër forcë fizike, pasi ai i përcjell karakter skuadrës. Alcacer? Shpërthimi i tij nuk më befason, pasi është një lojtar determinant në zonën e rreptësisë, që në Dortmund ka gjetur vazhdimësinë. Skuadrat spanjolle po tregojnë një farë supremacie në turnetë evropianë. Gjithsesi është vetëm fillimi dhe herët për të folur. Të presim e të shohim…”
Saul Niguez (mesfushor i Atletico): “Borusia e Dortmundit do të përkrahet nga një stadium i mbushur nga tifozët e saj. Por kjo nuk na frikëson. Na motivon më tepër për të dhënë maksimumin tonë. Mund të jenë favoritë në këtë ndeshje, mirëpo pas dy javësh do të vijnë në “Wanda Metropolitano” dhe pres vërtet një sfidë të madhe. Më pëlqen fakti që luaj gati në të gjithë pozicionet e mesfushës. E konsideroj veten me fat. Në fillim të sezonit, kam thënë se dua t’i luaj të gjitha ndeshjet. Për t’ia dalë mbanë që të përballosh impenjimet çdo 3 ditë, duhet të jesh edhe pak i zgjuar”.
Lucien Favre (trajner i B.Dortmund): “Atletico e Madridit gjatë7-8 viteve të fundit, ka qenë një nga klubet më të mira të Evropës. Eshtë fakt që kanë fituar tituj, duke luajtur gjithashtu mjaft mirë. Pa harruar edhe që janë përforcuar shumë gjatë verës. Padyshim mbetet ende një nga skuadrat më të forta të kontinentit. Mbi të gjithë kanë një Griezmann, i cili është mjaft i rrezikshëm dhe do të thoja se shpesh bën diferencën në atë skuadër. Mbrojtësit tanë vërtet janë të rinj në moshë, por mjaft cilësor. Po bëjnë progrese të mëdha dhe besoj se nuk do të kenë probleme për t’u përballur me sulmuesit e Atleticos. Sa i pjesës tjetër të skuadrës time, Paco Alcacer mbetet në dyshim do të marrim vendim përpara ndeshjes. Ndërsa të sigurtë për mungesat janë Akanji, Toljan e Schmelzer”.
Marko Reus (kapiten i B.Dortmund): “Do të nevojitet shumë durim. Atletico e Madridit mbron mirë me skemën e saj 4-4-2. Mund të kemi pak mundësi shënimi, por duhet të dimë t’i shfrytëzojmë maksimalisht. Luajmë në fushë tonë dhe mendoj se do të jetë një ndeshje e veçantë, pasi nëse arrijmë të fitojmë, atëherë do të udhëhiqnim edhe grupin, gjë që do të sillte një motivim të madh për të gjithë skuadrën tonë. Paco Alcacer? Nëse vazhdon të shënojë ashtu sic ka bërë deri tani, them se mund të japë një kontribut të rëndësishëm për skuadrën”.