Simeone: Festimi? E kisha me skuadrën time…

Sport

Atletico Madridit më e mirë e sezonit ekzaltoi tifozët e pranishëm në “Uanda Metropolitano”, me atë sukses 2-0 kundër Juventusit, në ndeshjen e parë të të tetave të finales së Champions League. Nuk u përmbajt as Diego Simeone, i cili madje në festim e sipër bëri një gjest, që ngjalli shumë polemika. Vetë tekniku argjentinas i madrilenëve ka dashur të sqarojë ekzalimin e tij, i konsideruar si aspak i hijshëm. “Ishte thjesht për t’u thënë tifozëve tanë se kemi ‘atribute” si skuadër. Nuk i drejtohej aspak tifozëve të Juventusit. Ndoshta nuk është një veprim shumë i bukur, por ashtu e ndieja. E kisha bërë edhe në një Lacio-Bolonja, kur isha ende futbollist. Sidoqoftë, pranoj edhe të kërkoj ndjesë…”, ka shpjeguar Simeone.Duke vijuar me analizën e ndeshjes së fituar kundër Juventusit, “Cholo” u shpreh se ishte i kënaqur që skuadra arriti të bëjë një lojë inteligjente, përpara një skuadre të madhe, të përbërë nga lojtarë shumë të fortë. Ndërkohë që cilësoi si të rëndësishëm edhe rikuperimin e Diego Costas, në kohë për këtë takim.

Dz4We PX4AIR287

“Duhet të kërkonim të përfitonim nga çdo situatë dhe në fund, arritëm të siguronim një rezultat të mirë. I dimë shumë mirë vështirësitë që na presin në Torino, sepse Juventusi mbetet një skuadër e rrezikshme, me kampionë të mëdhenj dhe një klub madhështor prapa krahëve”, deklaroi argjentinasi, një “mace të zezë” për Juventusin, jo vetëm kur ishte futbollist, por tani edhe si trajner. Ai u ndal edhe tek episodi i anulimit të golit të Moratas. Simeone nuk ka dyshime se bëhej fjalë për një gol të rregullt, teksa ka pasur dicka për t’i thënë mbrojtësit të Juventusit, Chiellini: “Një lojtar 1.87 m nuk mund të rrëzohet në atë mënyrë. Nëse do të kishte ndodhur në zonën tjetër, s’do të ishte penallti. Rrëzimit të Chiellinit i jap notën 10!”, përfunoi “El Cholo”.