SIMEONE: E vetmja gjë me rëndësi ndaj Leipzig është suksesi

Sport

Diego Simeone, teknik i Atlético:

“Kemi disa kohë që nuk luajmë në një kompeticion si Champions League, rikthimin e të cilit mezi e kishim pritur. Fitorja e arritur në “Anfield” kundër Liverpulit ishte shumë e bukur, por ndodhi disa muaj më parë dhe tashmë bën pjesë në të kaluarën tonë. Do të thoja se ajo fitore e muajit mars nuk ka absolutisht rëndësi, sa i takon ndeshjes me Leipzig Jemi përgatitur mirë për këtë sfidë të radhës dhe për mënyrën sesi të godasim kundërshtarët tanë. E vetmja gjë që ka rëndësi për këtë ndeshje është fitorja. E dimë që na pret një përballje shumë e rëndësishme kundër një ekipi të shkëlqyer, që drejtohet nga një trajner i ri dhe tepër i përgatitur. Leipzig gëzon vlerësimin tonë si skuadër në tërësi, sepse nuk është renditur pa meritë në vendin e tretë të klasifikimit, në Bundesligën gjermane. Madje nëse shikoni statistikat kemi pothuajse shifra të njëjta. Por e theksoj që për ne është tepër i rëndësishëm suksesi. E kemi opsionin e vetëm. Dhe unë besoj tek arritja e tij. Correa dhe Vrsaljko? Për mua janë dy lojtarë që kanë dhënë shpirtin për këtë skuadër. Shpresoj t’i kemi në dispozicion, nëse do të vazhdojmë aventurën në këtë Champions League”

Jan Oblak, portier i Atlétikos:

“Më duket paksa e cuditshme që na konsiderojnë favoritë, por ne nuk mendojmë për këtë. Lajpcigu është një skuadër e fortë, e aftë për t’i bërë shumë mirë të dyja fazat e lojës, mbrojtjen dhe sulmin. Sipas meje do të jetë një përballje tepër e vështirë, prandaj nuk shoh ndonjë ekip favorit. Do të luhet për të paktën 90 minuta dhe të dyja skuadrat mendoj se kanë mundësinë për të kaluar më tej. Në një ndeshje të vetme mund të ndodhë gjithcka. Cfarë menduam kur Correa e Vrasjko rezultuan pozitivë? Fillimisht u frikësuam pak. Ishte veçanërisht stresuese derisa kryem testin e radhës, ku të gjithë lojtarët e tjerë rezultuam negativë. Mendoj se duhet bërë kujdes në këtë situatë ku gjendemi, por jam i sigurt se të dy, Angel e Sime, nuk e dinë sesi mund të ketë ndodhur. Ata qendruan në Spanjë, ndërsa fatmirësisht ne të gjithë të tjerët jemi mirë”.