“Sidoqoftë, ne kemi besim se mund të bëjmë atë që arritëm në Bukuresht.”; Thomas Tuchel, trajner i Chelsea

Sport

“Njësoj si në takimin e parë, edhe ky i kthimit është një sfidë e madhe për ne. Por bëmë një lojë të mrekullueshme para 3 javësh dhe duam të përsërisim të njëjtën paraqitje, në mënyrë që të kualifikohemi në çerekfinale. E dimë sesa e vështirë është të mposhtësh Atleticoon. Mirëpo pikërisht ky është objektivi ynë, që duam ta realizojmë. Me Simeonen, Atletico është bërë një skuadër ndaj të cilës nuk është e lehtë të fitosh. Kanë disa tipare dalluese, siç është disiplina taktike dhe një mbrojtje e organizuar. Pa lënë mënjanë edhe faktin që kanë një cilësi të lartë në sulm, çka i jep mundësinë për të rrezikuar shumë. Për më tepër kanë edhe Tripier, Karrasko dhe Gimenez që u rikthehen. Me pak fjalë janë një skuadër e kompletuar, përballë të cilës do të jetë e vështirë të gjejmë hapësira në mbrojtje. Gjë që do të na i ndërlikojë krijimin e shanseve për shënim. Sidoqoftë, ne kemi besim se mund të bëjmë atë që arritëm në Bukuresht”.