Lorik Cana, ish kapiteni i kombëtares dhe imazhi i Tring, është kthyer pas në kohë për të treguar pak më tepër rreth jetës së tij. eksa kthehej pas në kohë për të folur për largimin nga futbolli, Loriku rrëfeu se ka qenë shumë e vështirë në çdo aspekt.
“Viti i parë ka qenë shumë i vështirë. Kam shtuar 10 kg, tani kam një vit që nuk kam shtuar. Po punoj për të gjetur balancën”,-tha ish-kapiteni i kombëtares.Ai shtoi më tej së shumë shpejt do të publikohet një dokumentar mbi jetën e tij që do të transmetohet në kinema. Kujtojmë se Lorik Cana ka qenë kapiten i kombëtares për disa vite, derisa la futbollin përfundimisht në 2016-ën si pasojë e një problemi shëndetësor.