Eusebio Di Francesco, trajneri i Romës: Unë besoj fort te puna ime dhe te ajo se çfarë kemi qenë duke bërë gjatë kësaj kohe si skuadër, por na duhet t’i kthejmë gjërat aty ku duhet. Për gjendjen që kemi, vendosëm që gjithëkush të stërvitej me seancë shtesë dhe të punonim për të zgjidhur ato probleme që na kanë shkaktuar rezultatet e fundit. Por duhet ta them se për këtë ndeshje nuk kam alternativa. Shkak lëndimet. Shumë prej lojtarëve do të jenë të njëjtët që luajtën kundër Caglarit dhe me gjasa do jenë po këta që do të luajnë kundër Genoas të dielën. E vetmja gjë që mund të them me garanci është se Mirante do të jetë në portë në vend të Olsen. Përvec Pastores, asnjë nga lojtarët që janë riaftësuar nga lëndimet nuk do të luajnë, edhe ai me gjasa mund të mos luajë gjithë ndeshjen. Shpresoj që grupi të riaftësohet sa më shpejt dhe të na japë një dorë për vazhdimësinë.
Bryan Cristante, mesfushor i Romës: Ndeshjet e Champions League-ës janë gjithmonë të rëndësishme dhe gjithashtu tejet të kënaqsme për t’u përfshirë në to. Kjo përballje për ne është me vlera sepse mund të na rikthejë vazhdimësinë, si në rezultate po ashtu edhe në nivel të performancës. Na duhet të punojmë më fort dhe të bëhemi edhe më grup së bashku. Kjo mendoj se është mënyra e vetme për të dalë nga kjo situatë, por këtë gjë duhet ta tregojmë me patjetër në fushë.