Shuhet alarmi për Neymar te Brazili

Sport

neymar
Shuhet alarmi Neymar te Brazili. Sulmuesi që kishte braktisur stërvitjen e fillimit të javës për shkak të një shqetësimi në kavilje, është rikthyer në stërvitje. Ka qenë vetë Federata Braziliane e futbollit që ka përcjellë imazhet në Tëitter, aty kyu shfaqet i ashtuquajturi “O’Ney” duke punuar me topin. Teksa skuadra provon skemat sulmuese të teknikut Tite’. Gjatë kësaj periudhe, lojtari i është nënshtruar fizioterapisë dhe duket se është rikuperuar nga problemi në kaviljen e djathtë. Edhe vetë lojtari brazilian ka dashur të qetësojë ambientin dhe tifozët, duke u shprehur se ndihet mirë. Dalja nga stërvitja e së martës ishte vetëm për të mos rrezikuar më tepër.

neymar brazil

Kështu që duhet të jetë në gatishmëri për ndeshjen e së premtes, kundër Kosta Rikës. Ndërkoë që Brazili këto ditë është stërvitur në mënyrë sekrete, ndoshta trajneri Tite nuk dëshiron të zbulohet shumë kundrejt shtypit. Pasi mesa duket po studion edhe skema sekrete, që natyrisht do t’i hyjnë në punë atëherë kur të vijnë ndeshjet më të forta.
Ndërkaq, Brazili duhet të sigurojë kualifikimin mundësisht si kryesuese e grupit E, për të shmangur përballjet e vështirësisë së lartë që në fillim. Megjithatë, objektivi parësor për momentin është të merren 3 pikëshi i parë në këtë Botëror, pas starit jo fort bindës kundër Zvicrës.