Shuhen ëndrrat e Arsenalit për titullin kampion, City vetëm një fitore larg triumfit

Sport

Shuhen përfundimisht ëndrrat e Arsenalit për titullin kampion. Ndonëse qëndruan në krye të tabelës për 29 javë me radhë, Gunners u dorëzuan pikërisht në sprintin final të garës, ndërsa goditjen përfundimtare e morën në javën e 36, teksa Brighton I çmontoi 3-0 në Emirates, duke bërë që topçinjtë të kapitullonin, dhe të hidhnin poshtë ëndrrën e madhe. Nga 42 gola të pësuar këtë edicion, 23 prej tyre, Arsenali I ka pranuar në shtëpi.

Që prej transferimit në stadiumin e ri, në Emirates, në vitin 2006, më keq, londinezët kanë bërë vetëm në 2019/20-tën, kur pësuan 24 gola. Kjo disfatë e skuadrës së Mikel Artetës, në krahun tjetër, ka bërë që Manchester City të jetë shumë pranë titullit kampion, që do të ishte I 3-ti radhazi dhe I 9-tin në historinë e klubit.

Fitorja 3-0 ndaj Evertonit jashtë shtëpie, ishte e 11-ta radhazi e Bluve të Manchesterit, rekordi I 3-të më I mirë në Premier League. Dy të parët, I përkasin sërish Cityt të Pep Guardiolës. 12 fitore të njëpasnjëshme në 2022-shin dhe 15 të njëpasnjëshme në 2021-shin.

Në një situatë si kjo, Manchester City është vetëm një fitore larg titullit kampion. Të radhës, qytetarët do e luajnë në shtëpi, përballë Chelsea, në 21 Maj.