Shtypi sportiv, vëmendja te Neymar dhe Milani

Sport

neymar

E mërkura e shtypit sportiv pati raportime kryesisht përgënjeshtruese sidomos për sa i përket lajmit për Neymarin. Katalanasja Sport e hapi faqen e parë me titullin “Bomba Neymar” ku ndër të tjera citoheshin mediat braziliane të cilat thonin se sulmuesi kishte pranuar ofertën e PSG dhe gjithcka dukej e kryer tashmë. Por shtypi katalanas reagoi menjëherë duke cituar enturazhin e Neymarit. “Nuk lëvizet” ishte titulli kryesor me brazilianin që shfaqej duke qeshur. “Jam i lumtur në Barcelonë” – citohej ndër të tjera sulmuesi i katalanasve. Në Spanjë Sevilla duket se ka marshin kryesor për merkaton, pasi thuhet se po kërkon dy lojtarë Oscar Arias dhe bavarezin Badstuber. Por ndër raportimet e tjera nuk mund të mungonte dhe një vëmendje për arrestimin e Presidentit të Federatës. Gazeta Marca e hapi faqen e parë me titullin “karton i kuq” ku në sfond shfaqej Presidenti Villar teksa shoqërohej nga policia spanjolle që e akuzon atë për korrupsion. Në Gjermani Sport-Bild raportoi për një problem në radhët e Bayernit, atje ku Muller është shfaqur i pakënaqur nga transferimi i James Rodriguezit. Në Itali, Corriere Dello Sport e hapi faqen e parë me titullin Milan gjithcka te Kalinic. Kuqezinjtë do të provojnë të transferojnë kështu sulmuesin e Fiorentinës, por pas lajmit se Aubameyang do të qëndrojë te Dortmundi është rishfaqur edhe spekulimi për një interesim për Benzemanë. Nga shtypi italian ndërkohë nuk munguan as spekulimet se Milani mund të bëjë përtej klubit të Dortmundit për të siguruar Aubameyangun. Në Francë L’Equipe e kishte vëmendjen te përfaqësuesja e femrave, të cilat në Evropian mundën 1-0 Islandën.