Shtypi francez i thuri të premten elozhe skuadrës së Olympique Lyone, e cila edhe pse humbi 2-1 ndaj Romës, u kualifikua për në çerek-finalet e Europa League-ës, falë rezultatit 4-2 të takimit të parë. “Me vështërsi por u kualifikuan!” ishte titulli i Le Progres. Ndërkohë në Itali eliminimi i Romës u cilësua si një mëkat nga gazeta Corriere delo Sport. Në Angli një trazirë e vërtetë ka përfshirë kombëtaren, ku mungojnë Walcott dhe Rooney. Ky i fundit sipas The Sun nuk do jetë më as kapiten. Ndërkohë që në të majtë të faqes së parë spikaste edhe një spekulim sipas së cilit Pep Guardiola kërkon te Manchester City Joshua Kimmichin e Bayernit. Daily Mirror e hapi faqen e parë me titullin “Ne s’na duhet Rooney!”. Ndërkohë vëmendje pati edhe për gjestin e Mourinhos në Europa League, i cili gjatë përballjes me Rostovin, i dha Marcos Rojos një banane. The Times i kushtoi gjithashtu vëmendje këtij casti tejet të vecantë, që s’ishte parë kurrë më parë në fushë. Në Spanjë Mundo Deportivo analizoi shortin e Champions League-ës, ku theksohej se lojtarët katalan duan që të shmangin përballjet me skuadra spanjolle. Sipas Mundo Deportivos katalanasit do të parapëlqenin më së shumti një përballje me Dortmundin, Monacon apo Leicester City-in.