Shtypi sportiv, vëmendja te Messi dhe merkatoja, James dhe Hazard

Sport

ikoikoko

E marta pa në fushë përballjen luksit Francë-Spanjë e përfunduar 2-0, për këtë Marca e hapi faqen e parë të së mërkurës me titullin “Video-arbitrazhi jep drejtësinë, goditje autoritare e Spanjës në Francë”. Mundo Deportivo kishte fokusin te Lionel Messi. “Hakëmarrja e FIFA-s” ishte titulli që hapi këtë gazetë të mërkurën. Vendimi për të pezulluar sulmuesin e Argjentinës për 4 ndeshje duket i rëndë dhe mund t’i kushtojë eliminatoret e Botërorit përfaqësueses albiceleste. AS e kishte në faqe të parë Duelofeun, i cili me golin e dytë sipas saj “ndezi Parisin”. Por ndërkohë lajmi kryesor kishte të bënte me James Rodriguez. Kolumbiani thuhet se do të largohet në korrik me spekulimet që flasin për një kalim ose te Liverpooli ose te Chelsea. Në Itali vëmendja shkoi te kombëtarja te fitorja 2-1 ndaj Holandës, por Corriere dello Sport kishte një hapësirë kushtuar Romës. Drejtori i ri Sportiv, Monchi, thuhet se ka sjellë një listë merkatoje, ku kryesor është Lenglet, si zëvendësues i Manolas dhe nga ana tjetër bindja e Spallettit për të qëndruar. Në Angli vazhdohet të flitet për Hazard. Daily Express shkroi se nëse do ketë dëshirë nga lojtari, Reali i Madridit do të ofrojë 100 milionë paundë. The Sun kishte në faqen e parë kërkesën e Mourinhos për Eric Dier të Tottenham, i cili pritet t’i kushtojë United-it 40 milionë paundë. Por nga ana tjetër flitej edhe për Hazard. Këtij të fundit thuhet se Chelsea do t’i ofrojë një super-pagë prej 300 mijë paundësh në javë, vetëm që të mos largohet për në Madrid. Ndërkohë Metro spekulonte se Chelsea shqyrton Sanchezin e Arsenalit si zëvendësues të Hazard.