Shtypi sportiv, vëmendja te merkatoja, Barcelona, Milan dhe Juventus

Sport

ptior

Problemi i mbrojtësit të krahut vazhdon të jetë primar për zgjidhje në kampin e Barcelonës. Të enjten gazetat katalanase u fokusuan edhe njëherë te alternativat që mund të ketë në dispozicion trajneri Valverde. Mundo Deportivo analizoi se me Bellerin të vënë me njëanë, plani B duket të jetë Semedo i Benficas. Nëse operacioni prej 30 milionë eurosh nuk arrihet me gjasa Valverde do t’ia besojë krahun talentit Sergi Palencia. Gazeta tjetër Sport përmendi një tjetër emër surprizë të momentit të fundit. Djibril Sidibe i Monacos mund të jetë zgjedhja e fundit e Barcelonës, sigurisht kjo nëse nuk bindin emrat e tjerë të përmendur prej kohësh nga shtypi. Në Itali lajmi kryesor kishte të bënte me Romën. Të enjten Corriere dello Sport raportoi se Defrel i ka thënë Po! transferimit për 5 vite te verdhekuqtë me Sassuolon që do të përfitojë 20 milionë euro. La Gazzetta dello Sport kishte në fokus cështjen Bonucci. Mbrojtësi i Juventusit është tunduar nga një ofertë e minutës së fundit që vjen nga Milani dhe gjërat janë trazuar ndjeshëm në Torino. Ndërkohë në plan të parë ishte dhe një raportim për Aubameyang, që vazhdon të jetë nën vëmendjen e kuqezinjëve. Kjo gazetë theksonte faktin se merkatoja në Kinë mbyllet më përpara se në Evropë dhe nëse asgjë s’arrihet me Tianjin e Cannavaros atëherë Milani mund të bëjë përpara me rreth 60 milionë euro. Në Angli The Times raportoi se Olivier Giroud mund të jetë ai që do të zëvendësojë Aubameyangun te Dortmundi ndërsa në Gjermani, Bild theksoi transferimin e Modestes në Kinë. Sulmuesi i Kolnit që shkëlqeu sezonin e kaluar, vendosi në mënyrë të beftë të kalojë në Azinë e Largët, sipas një operacioni që kap shifrat e 40 milionë eurove.