Shtypi sportiv, vëmendja sërish te “remontada” e Barçës dhe te merkatoja

Sport

ww1

Roma u përmbys në mënyrë të beftë 4-2 nga Lyoni në Europa League dhe në Francë shtypi vendas të premten kishte pikërisht këtë ndeshje në faqet e para. “Mbrëmje e çmendur për Olympique Lyone” ishte titulli i Le Progres. Në Spanjë vazhdohet të gëzohet për “remontadan” e Barcelonës në Champions League. Në fakt Sport reklamoi një fanellë e bërë enkas për fitoren 6-1 ndaj PSG që do të fillojë shitet së shpejti. Kjo gazetë kishte në faqen e parë autorin e golit vendimtar, Sergi Roberton, i cilësuar tashmë si një “Mit”. Ndërkohë në Itali spekulohet largimi i Marco Verrattit nga PSG. Të enjten, shtatshkurtri u shpreh hapur se kishte mbetur tërësisht i zhgënjyer nga humbja e thellë me katalanasit dhe sipas Gazzetta dello Sport, kjo mund të jetë krisja e fundit me kampionët e Francës. Në analizën e bërë nga kjo gazetë, te PSG, në pikëpyetje thuhet të jetë edhe e ardhmja e Unai Emery-së. Në Spanjë AS e hapi faqen e parë me një lajm tejet surprizë. Reali i Madridit dhe Barcelona kanë rënë dakord që më 29 korrik të ndeshen në Miami të Shteteve të Bashkaura në kuadër të turneut miqësor International Champions Cup. Kjo do jetë hera e parë pas vitit 1982 që klasikja spanjolle luhet jashtë vendit. Sportyou i kushtoi faqen e parë tërësisht Xabi Alonsos, i cili deklaroi të enjten tërheqjen nga futbolli. Ndërkohë që në Angli Evening Standard foli për Eden Hazardin. Sipas kësaj gazete ylli i Chelsea-it nuk do të largohet nga Stamford Bridge këtë verë.