Pas ditësh diskutimesh dhe polemikash, tani është zyrtare. El Clasico mes Barcelonës dhe Real Madridit, fillimisht e fiksuar për 26 tetor, është shtyrë në dhjetor për shkak të situtatë problematike në Catalania. Me shumë mundësi, kjo sfidë do të luhet më 18 dhjetor, megjithëse mbetet ende gjithcka për t’u caktuar pasi La Liga Spanjolle ka prpozuar një tjetër datë.
Vendimi i shtyrjes është komunikuar nga Federata Spanjolle e Futbollit, duke përjashtuar kështu hipotezën e luajtjes në Bernabeu të sfidës tepër të ndjerë midis dy rivaleve të kampionatit spanjoll. Një zgjedhje që ka qenë e pashmangshme, si pasojë e kaosit të shpërthyer nga revoltat e ndezura ditët e fundit, për dënimin e 9 katalanasve indipendistë.
Klubi i Barcelonës kishte refuzuar kategorikisht të luante në Madrid këtë sfidë të parë, ndryshe nga sa ishte caktuar prej kalendarit. Në këtë situatë, Federata (RFEF) vendosi shtyrjen e ndeshjes, që do të zhvillohet në Camp Nou, por kur situata të jetë më e qetë. Brenda ditës së hënë, dy klubet duhet të gjejnë një akord mbi ditën kur do të zbresin në fushë. Në një moment dukej se do të vendosej përfundimisht që të luhej më 18 dhjetor, por pastaj erdhi kërkesa e La Ligës që propozoi të shtunën e 7 dhjetorit, përderisa data 18 bie e mërkurë dhe është më pak e favorshme krahasuar me fundjavën, kur vjen puna tek ndjekshmëria dhe shikueshmëria. E sigurtë është që do të luhet pas 3 muajsh, por me një datë ende për t’u vendosur.