SHTUTGART – SPARTA P., TS2 HD, 18:45

Sport

SHTUTGART – SPARTA P., TS2 HD, 18:45

Sebastian Hoeneß, trajneri i Shtutgartit:       

“Sparta luan futboll të mirë dhe është shumë mirë i organizuar. Ata po luajnë shumë intensivisht dhe e kanë nisur mirë sezonin. Por ne ndihemi mirë dhe e dimë se sa të fuqishëm mund të jemi. Gjithçka ka të bëjë me gatishmërinë absolute dhe qëndrimin e duhur.  Mirëpo nëse do të zbresim me të njëjtin impenjim dhe frymë grupi ndaj një kundërshtari si Sparta, atëherë mund të marrim rezultat pozitiv, duke shpresuar natyrisht edhe në mbështetjen e tifozëve tanë të mrekullueshëm. Jam besimplotë se do të përjetojmë një mbrëmje të paharrueshme, duke dhënë maksimumin. Një sfidë si kjo në Champions Ligë të ndihmon të përmirësohësh dhe të rritësh në të gjithë aspektet si skuadër, falë përvojës që merr”.

Atakan Karazor, kapiteni i Shtutgartit:         

“Pritshmërit janë të mëdha. Ne e dimë që është ndeshja e parë në shtëpi e Ligës së Kampionëve pas 14 vjetësh. Jemi të vetëdijshëm se çfarë rëndësie ka për tifozët dhe mbi të gjitha për vetë ne. Duam të bëjmë një paraqitje të ngjashme me atë që bëmë kundër Realit të Madridit, megjithëse u detyruam të pranojmë humbjen. Do të thoja së këto sfida të Champions League të japin stimulin e duhur. Por gjithashtu të shërbëjnë edhe si përvojë e rëndësishmë, pasi luan kundër ekipevë më të mirë të Evropës.

Lars Friis, trajneri i Spartës:                               

“Stuttgarti luan në një prej ligave më të forta të botës dhe është një skuadër e mirë. Ata e meritojnë të luajnë në Champions League. Bëhet fjalë për një ekip, që e admiroj, sepse sa herë zbret në fushë, tregon dëshirë për të luajtur. Futbollistët e tyre janë mjaft dinamik, por më duhet të vlerësoj maksimalisht edhe stilin e lojës. Janë të përkryer në këtë drejtim. Gjithësesi, në duam të ndërtojmë mbi atë që bëmë javanë e parë, pas asaj fitoreje që arritëm në shtëpinë tonë. Prandaj, sonte kemi ardhur me ide të qarta. Për kundërshtarin duhet të tregojmë respekt maksimal, por përqendrimi duhet të jetë tek plani ynë i lojës.”

Martin Vitik, mbrojtësi i Spartës:                    

“Stuttgartin e pashë ndaj Real Madrid, dhe në pjesën e parë, më pëlqeu shumë loja e tyre. Rritja e kësaj skuadre përgjatë vitit të fundit, ka qenë e jashtëzakonshme. Teknikisht, ata janë një ekip fantastic, prandaj për ne, do të jetë një ndeshje e vështirë. Gjithësesi, kjo gjë nuk duhet të na shqetësojë shumë, sepse këtu jemi në Champions League dhe nuk ka kundërshtar të lehtë. Këtu përjetohet niveli më i lartë i futbollit, prandaj do të bëjmë maskimumin për të marrë rezultat pozitiv.”