Shtohet numri i lojëtarëve shqiptarë në radhët e Bazel

Sport

Shtohet edhe më shumë kolonia e lojtarëve me origjinë shqiptare te Bazeli në Zvicër. Këtë radhë bëhet fjalë për sulmuesi Kemal Ademi. Ai debutoi në sezonin e kaluar në Superligën zvicerane me skuadrën e Ksamaksit, ku aktivizohet edhe ish-mbrojtësi i Partizanit, Arbnor Fejzullahi. Mirë ishte Ademi ai që pati një impakt pozitiv të menjëhershëm te ky klub, falë 31 ndeshjeve të luajtura dhe 10 golave që shënoi mes kampionatit e Kupës, duke kontribuar mbi të gjitha në shpëtimin e skuadrës së ngjitur vitin e kaluar në Superligën zvicerane.


Ndërsa tani, ishte vetë klubi i nënkampion i Zvicrës që njoftoi nënshkrimin me 23-vjeçarin, i cili në këtë mënyrë do t’u bashkohet Taulant Xhakës, Edon Zhegrovës dhe Albian Ajetit. “Jemi të lumtur t’ju njoftojmë për transferimin e Kemal Ademit. 23-vjeçari na bashkohet duke ardhur nga Xamax dhe ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare”, shkruhej në komunikatën e bërë në Tëitter nga Bazeli. Ai është një qendërsulmues i rritur në fidanishten e Sant Gallen, ndërsa më vonë ka luajtur edhe për skudrën e dytë të Hofenhaimit në Gjermani, nga ku erdhi te Ksamaksi gjatë vitit të kaluar. Ndër të tjera bie në sy fakti se deri tani, Ademi nuk ka vendosur të përfaqësojë asnjë Kombëtare. Me siguri, aventura te Bazeli do t’i vijë në ndihmë për t’u evidentuar edhe më shumë e, pse jo, që më pas të ketë mundësinë që të përzgjedhë përfaqësuesen ku do të luajë në të ardhmen.