Pretendentët për Vedat Muriqin vazhdojnë të shtohen. Shumë klube evropiane ndjekin nga afër sulmuesin 25-vjeçar të Kosovës dhe Fenerbahces. Tottenhemi ka kontaktuar prej kohësh drejtuesit e klubit turk, përderisa Muriqin e ka si objektiv për të zëvendësuar Kane’.
Mirëpo së fundi, hapi më konkret ka ardhur nga një tjetër skuadër e Premier League, si Burnley, aktualisht në vendin e 13-të. Klubi anglez ofron një shumë prej 28 milionë eurosh për futbollistin e Kosovës, sic raportohet nga gazeta “Haber”. Por kjo ofertë është konsideruar e ulët nga krerët e Fenerbahces. Në fakt, ka dy arsye të rëndësishme që ky propozim tepër interes nuk është pranuar. Së pari sepse Fenerbahce ka nevojë për Vedat Muriqin në luftën për titullin kampion, që është objektivi kryesor. Dhe një largim i tij do të thoshte që shpresat për kampionat të shuheshin, duke parë edhe formën e mirë që po kalon. Së dyti, klubi turk që ka për të larë disa borxhe financiare, e ka planifikuar shitjen e sulmuesit në një moment të volitshëm. Me pak fjalë, Fenerbahce e vlerëson lojtarin më tepër se 28 milionë. E nëse do të arrijë që të vazhdojë të tregojë vetem nën ritmin e golave në Superligën turke, me siguri që do të mund të shitet më shtrenjtë.