Një shqiptar, më i miri i Veronës në ndeshjen përballë Milanit. Marash Kumbulla, mbrojtësi i Kombëtares kuqezi dhe i verdhebluve të ngjitur këtë vit në Serinë A, ishte për të tretën ndeshje radhazi si titullar të dielën në mbrëmje.Skuadra e Veronës edhe pse humbi 0-1, i ka krijuar shumë vështirësi Milanit, që e ka marrë fitoren vetëm falë një penalltie të Piontek. Ajo që ka rënë në sy ishte paraqitja e 19-vjecarit Kumbulla, i cili të paktën sipas vlerësimit të bërë nga “Tuttomercato.ueb”, ka qenë më i miri për skuadrën e vet.
Jo më kot, ai është vlerësuar me notën 7 në këtë sfidë delikate, kur përballë kishte një bomber si shtatlarti polak, të cilin diti ta kontrollojë për pjesën më të madhe të lojës. “Anulon Piatek dhe nuk e lë polakun të bëjë më të mirën. Për një lojtar të lindur në vitin 2000, sigurisht nuk është gjë e pakët”, ka shkruar Tuttomeracatoueb në arsyetimin e notës për shqiptarin. Kurse me 6.5 është vlerësuar shqiptari tjetër Amir Rrahmani, i cili gjithashtu bëri një paraqitje pozitive, megjithëse ndryshe nga Kumbulla u zëvendësua në minutat e fundit të ndeshjes.