Shqiptari rindezë edhe një herë interesin e klubit të njohur

Sport

Ergys Kace është rikthyer të jetë një emër aktualiteti për Fiorentinën. Në fakt nuk është hera e parë që ai përmendet si pjesë e listës së përforcimeve të mundshe të skuadrës italiane. Mesfushori shqiptar i PAOK-ut, përflitet për një afrim të mundshëm te vjollcët që prej vitit 2012. Tani mesa duket drejtori sportiv i klubit fiorentin, Daniele Prade’ është kthyer të trokasë në dyert e grekëve për lojtarin 26-vjecar, i cili është edhe pjesë fikse e Kombëtares kuqezi, tashmë të drejtuar nga Edy Reja, që mund të thuhet ka një admirim të veçantë për shpejtësinë e lojtarit. Faktikisht, Kace njihet si një lojtar me teknikë të kënaqshme, i afttë për të lëvizur nëpër të gjithë mesfushën, duke u përpjekur që shpesh të kapërcejë kundërshtarët përmes inkursioneve me topin në këmbë.


Interesimi i vjollcëve në adresë të Kaçes është thjesht në fazat fillestare. Ndërsa si pengesë e vetme për momentin shihet fakti që tekniku i PAOK-ut, Ferrera mund të vendosë të mbajë shqiptarin, të cilin po e mban në vëzhgim gjatë fazës përgatitore që ka nisur prej disa javësh. E nëse do të ishte kështu, gjithsesi nuk përjashtohet një marrëveshje mes klubeve për merkaton dimërore në janar, duke ditur që kontrata e lojtarit me PAOK-un skadon në verë të 2020-s.
Gjatë sezonit të kaluar, mesfushori 26-vjecar ishte i huazuar në radhët e Panathinaikosit, ku koleksionoi 22 ndeshje, të shoqëruara edhe me 2 gola dhe 2 asiste. Gjithsesi mësohet se huazimi e ka lodhur së tepërmi Kaçen, i cili nga ana e vet kërkon që firmos një kontratë të regullt, ku mund të kalojë një periudhë të gjatë të karrierës së tij. Prandaj ditët e ardhshme mund të jenë vendimtare sa i takon skuadrës, se ku do të luajë në vazhdim.