Kim Kardashian prej shumë vitesh ia beson imazhin e saj një personi të vetëm. Ai është shqiptari Mario Dedivanovic që kuron dukjen e yllit botëror në secilën paraqitje që ajo ka.
Afërsia që ka ai me familjen Kardashian e ka bërë mjaft të famshëm. Kësaj fame, i kanë ndihmuar edhe më shumë aplikacionet e Kim në të cilat Marko shfaqet me paraqitjet direkte për fansat.E në njërën prej paraqitjeve, ai ka zbuluar se për grimin që aplikon në fytyrën e Kim’it, shpenzon fare pak. Një seri mjetesh që përdorë shqiptari për ta grimuar Kim Kardashian, kushtojnë vetëm 9 dollarë.