Tashmë është e ditur se Elseid Hysaj dëshiron të ndërrojë skuadër pavarësisht se te Napoli gëzon besimin e Gatuzos. Së fundi për shqiptarin është rikthyer interesimi i Romës. Sipas raportimeve që vijnë nga mediat italiane, në negociatat mes verdhekuqve dhe Napolit mund të bisedohet për një maksi-shkëmbim. Pikërisht, romanët mund të përfshijnë në tratativë dy lojtarë si Karsdrop dhe Cengiz Under. Corriere Dello Sport ka bërë të ditur se mes klubit roman dhe atij napoletan mund të realizohet një tjetër
operacion, pas atyre që dërguan Manolas dhe Diavara në “Olimpik”.
Muajt e ardhshëm do të jenë vendimtar për të ardhmen e Hysajt. Anësorit i skadon kontrata në qershor 2021 dhe ka vendosur të rinovojë. Por De Laurentis duket e vështirë që ta lëshojë me parametër zero. Nga këtu lind ideja e Romës, që e kërkon lojtarin, por duke synuar ta shkëmbejë me turkun Under. Prej kohësh, napoletanët interesohen për asin e Turqisë, që i pëlqen drejtorit sportiv Giuntoli. Ndërkohë që 22-vjecari Under shihet si një zëvendësues i mundshëm i Callejon. Pengesë është për
momentin çmimi prej 25 milionë eurosh. Por përfshirja e Hysajt në operacion mund të lehtësojë gjërat.
Ndërkohë, sa i takon Karsdrop, anësori holandez në pronësi të Romës, është aktualisht i huazuar te Fejenordi. Por në verë do të kthehet në bazë. Edhe holandezi, që konsiderohet si një nga zëvendësuesit e Hysajt për krahët e Napolit, mund të përfundojë në atë që konsiderohet si një tjetër operacion i nxehtë në aksin Napoli – Roma.