Shqiptari ka nisur procedurat për prishjen e kontratës me kampionët grekë

Sport

Ergys Kace, larg PAOK. Kjo është ajo që kanë raportuar ditët e fundit mediat greke, duke shkruar se mesfushori shqiptar që rinovoi kontratën me selanikasit vetëm në verën e vitit të kaluar, nuk dëshiron të jetë peng i PAOK-ut për vazhdimn e karrierës së tij. Fakti që për momentin Kaçe nuk është në planet e trajnerit të PAOK-ut ka bindur lojtarin të kërkojë prishjen me konsensus të kontratës 3-vjeçare. Këtë sezon mesfushori ka qenë i huazuar te AEL Larisa në Superligën greke. Konkretisht, portali grek “Sportdog”, ka zbuluar se Kaçe po negocion me drejtuesit selanikas mbi prishjen e kontratës. Gjithashtu ai po merr në konsideratë propozimet e ekipeve të tjera greke, ndërsa nuk bëhet fjalë për një qëndrim te Larisa, ku është huazuar së fundi.
Një opsion mund të jetë rikthimi i korçarit te Panathinaikos, aty ku ka pasur një paraqitje pozitive. Kujtojmë që lojtari nuk ftohet prej kohësh nga trajneri i Kombëtares Edi Reja. Ja që tani, Kaçe është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes në mediat greke, prej problemeve të shfaqura me skuadrën e PAOK. arriera e korcarit ka marrë një kthesë negative, pasi nuk ka patur qëndrushmëri dhe raporte të mira me PAOK. 26 vjeçari ka qenë gjatë gjithë kohës në huazim, si tek skuadra e Plzen, Panathinaikos apo Larisa duke mos patur asnjëherë një vend të sigurt te kampionët e Greqisë, me të cilët mësohet se ai ka një kontratë 3-vjeçare.