Shqiptari i Zvicrës bën sërish shqiponjën pas kualifikimit

Sport

swiss

Edhe pse ndaj Kosta Rikës shënoi Blerim Xhemaili, shqiptarët e Zvicrës u kursyen në festimet me shqiponjë. Kjo, duke mos dashur të shkelë vendimin e federatës helvete, por edhe për të mos sjellë reagime.Mirëpo kjo nuk ka ndaluar lojtarët e përfaqësueses zvicerane të festojnë kualifikimin në 1/8-at e Botërorit, pikërisht duke bërë simbolin e famshëm. Kështu, në një postim të bërë nga Granit Xhaka në profilin e Instagramit, duket Xherdan Shaqiri, i cili ka bërë formën e shqiponjës në gjoks duke festuar kalimin në fazën tjetër.

 

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka) on Jun 28, 2018 at 12:15am PDT

Faktikisht,ai është treguar i kujdesshëm që të mos e nxjerrë shumë në pah. Në mënyrë që të mos ketë reagime të tjera të zhurmshme. Edhe pse bëhet fjalë për një foto të shkrepur natyrisht në dhomat e zhveshjes, menjëherë pas fundit ndeshjes me Kosta Rikën. Siç dihet, Shaqiri, Xhaka dhe Lichsteiner u gjobitën nga FIFA me 25 mijë franga zvicerjane për sjellje jo sportive për shkak të shqiponjës, duke sjellë edhe reagimin masiv të shqiptarëve, të cilët mblodhën shumën në fjalë brenda 24 orësh.