Shqiptari i ka hyrë në zemër Gerrard-it: Dua të qendroj gjatë!

Sport

Sulmuesi i Rangers, Florian Kamberi ka zbuluar shpresat e tij për qendrimin me Rangers, edhe pasi huazimi i tij të mbarojë në fund të këtij sezoni. Lojtari 24-vjeçar zbarkoi në Ibrox gjatë janarit, duke ardhur prej Hibernianit. Pavarësisht se tërboi disi klubin e tij të origjinës, duke e konsideruar si “transferimin e ëndrrave” kalimin e tij tek Rangers. Në një intervistë për zviceranët e “Sonntags Blick”, sulmuesi i Shqipërisë që ka luajtur edhe me Grasshopers, pranoi se klubi nga Gllasgou, trajneri Gerrard dhe tifozët ia kanë fituar zemrën. Prandaj synon të qendrojë gjatë aty. “Rangers është një klub i pabesueshëm. Kur 2 vite më parë lëviza drejt Skocisë, ndeshja ime e dytë me Hibernians ishte pikërisht ndaj Rangers. Që atëherë kam ëndërruar të luaj për këtë skuadër. Trajneri Gerrard më ka treguar se po më vëzhgonte prej 1 viti e gjysmë. Mund të them se është ‘fan’ i imi. Kam një respekt të madh për atë, pasi është një ish-futbollist me karrierë të klasit botëror. Prandaj dëgjoj me kujdes çdo gjë që më thotë. Sigurisht dua të qendrojë sa më gjatë këtu me Rangers. Eshtë vërtet madhështore të luash përballë 50.000 tifozëve çdo javë”. Ndër të tjera, Kamberi ka folur për situatën aktuale të futbollit, duke thënë se “është frustruese ajo që po ndodh aktualisht, por për momentin ka gjëra më të rëndësishme sesa futbolli.