SHQIPTARET, SI U BENE PROTAGONISTE KUNDER GALLATAS

Sport

Edhe shqiptarët janë bërë protagonistë te Sparta e Pragës, që mposhti 4-1 Galatasaray dhe e eleminoi nga Europa League. Në fillim ishin vendasit ku luante Qazim Laci nga fillimi, të cilët kaluan në avantazh me Preciado në minutën e 8’, por më pas turqit barazuan me Bardakci në minutën e 16’.

Në pjesën e dytë, Sparta e Pragës ishte më e vendosur dhe akoma më tepër me aktivizimin e Indrit Tucit në të 66′. Vetëm 8 minuta iu deshën lojtarit shqiptar dhe shënoi menjëherë golin e avantazhit tjetër për cekët. Ndërsa në të 80’, vendësit shënuan edhe golin e tretë me Haraslin, ndërsa këtë radhë TUci shërbeu asistin. Por pati vend edhe për një gol të katërt të Spartës, që erdhinë minutën e 96-të, me ator Kutche dhe asist të shqiptarit tjetër të Spartës, Qazim Laci. Kështu, Sparta eliminon Galatasaray me rezultatin e përgjithshëm 6-4, falë edhe dy futbollistëve kuqezi.