Shqiptarët në Serinë A, gëzuan vetëm Hysaj e Strakosha

Sport

thomas seri
Thomas Strakosha dhe Elseid Hysaj kanë mundur të gëzojnë në fundjavë, sa u takon shqiptarëve që aktivizohen në Serinë A italiane. Lacio e portierit fitoi me rezultatin 4-1, duke bindur edhe në lojë përballë Genoas. Gardiani i Kombëtares shqiptare arriti të bëjë të vetën edhe sfidën që kishte në distancë me Marchetin, atij të cilit i zuri vendin në portën bardhekaltër aq sa e detyroi të kalonte pikërisht te Genoa. Kështu, Lacio mori fitoren e katërt radhazi në këtë kampionat, përvecse vendin e pestë në renditje, teksa Strakosha nuk është se pati shumë punë gjatë 90 minutave. Vijon të fitojë edhe Napoli i Hysajt, që korri një sukses 3-1 në fushën e Torinos. Ancelotti kishte bërë jo pak ndryshime në formacion, por konfirmoi mbrojtësin shqiptar, i cili mbetet një ndër më të aktivizuarit në këtë fillim-sezoni.

Real Madrid news Elseid Hysaj 856242

Ndërkohë që me shpjejtësinë e tij krijoi jo pak rreziqe në krahun e djathtë të sulmit napoletan. Skuadra e Ancelotit mban vendin e dytë pas 5 javësh, me 12 pikë, tre më pak sesa Juventusi kryesues. Rezultat pozitiv ishte edhe ai barazim 2-2 që mori Atalanta e shqiptarëve në “San Siro”, në minutat shtesë kundër Milanit. Mirëpo, as Etrit Berisha dhe as Berat Gjimshiti nuk zbritën në fushë, por e panë ndeshjen nga stoli. Nëse portieri vazhdon të mbetet një alternativë e Golinit, nga ana tjetër, mbrojtësi është konsideruar si një nga lojtarët e të ardhmes së Atalantës, nga ana e trajnerit Gasperini. Ndërkohë, 90 minutat e radhës luajti mbrojtësi tjetër i kuqezinjve, Federic Veseli, në sfidë e së premtes me Empolin ndaj Sasuolos, megjtihatë skuadra toskane pësoi një humbje të rëndë 3-1.