Pak ditë më parë, Feronikeli u përball me racizëm në Sllovaki, duke qenë se tifozeria e Slovan Bratislavës nuk mbështeti skuadrën e tyre, por ofendoi skuadrën shqiptare. Në fakt, kjo ishte e pritshme duke parë edhe vendimin e trajnerit Vladimir Radenkoviç i cili refuzoi të drejtonte skuadrën e tij në këtë ndeshje pasi kishte marrë një urdhër politik nga Serbia.
Ky refuzim, i ka kushtuar trajnerit serb edhe stolin e Slovanit, duke qenë se klubi sllovak ka vendosur ta shkarkojë nga puna. Së bashku me Radenkoviçin, është shkarkuar edhe trajneri i fitnesit, Srdjan Zirojeviç, serb edhe ky i fundit që refuzoi të ishte në stafin e skuadrës kundër Feronikelit.
Në këtë mënyrë, ky bëhet trajneri i dytë që e pëson nga shqiptarët, pasi pak javë më parë u shkarkua trajneri i Malit të Zi. Mesa duket, klubet shqiptare janë kthyer në një makth për trajnerët serbë, të cilët fill pas ndeshjeve, humbin vendin e punë si shkak i racizmit të tyre.