Shqipëria rrëshqet në FIFA, cfarë ngjitje për Kosovën!

Sport

komb shq
Humbjet radhazi ndaj Kosovës dhe Ukrainës kanë lënë pasoja për Kombëtaren shqiptare, edhe në renditjen e FIFA-s. Kuqezinjtë e drejtuar nga Christian Panucci kanë humbur 2 shkallë në renditjen botërore për majin, duke u gjendur tashmë në vendin e 58-të me 538 pikë. Në një kohë kur, një muaj më parë mbanin pozicionin e 56-të. Natyrisht, këto janë efektet e rezultateve të fundit negative, por gjërat pritet të shkojnë më keq në 3 muajt e ardhshëm. Kjo, pasi ka përfaqësuese që luajnë në Botëror, kurse Shqipëria do të jetë inaktive deri në shtator, atëherë kur nis Liga e Kombeve. Pikërisht kundërshtari ynë i parë, Izraeli, gjendet shumë prapa nesh në renditjen botërore, saktësisht vendin e 93-të.

komb 2018

Megjithëse ka fituar 5 pozicione në krahasim me muajin e kaluar. Kurse kundërshtarja tjetër, Skocia, ka humbur 8 vende, duke qenë gjithsesi e 42-a në botë. Për t’u dalluar ndërkaq është Kosova, që ka bërë një ngjitje galopante prej 11 pozicionesh në klasifikimin e FIFA-s. Seleksioni i trajnerit zviceran, Shaland mban tashmë vendin e 141-të, me 197 pikë. E gjitha vjen për meritën kryesore, edhe të suksesit bindës me Shqipërinë që mori përfaqësuesja kosovare përpara 10 ditëve. Ndërkohë, në “Top-5”-she nuk ka asnjë lëvizje, me Gjermaninë që kryeson e ndjekur nga Brazili dhe Belgjika. Ndryshimi i vetëm në pozicionet e para është ngjitja e Polonisë me dy shkallë, duke shkuar në vendin e 8-të, kurse Spanja ka zbritur në pozicionin e 10-të.