Shqipëria, Panucci thotë se fitorja e Skocisë ishte e dhuruar

Sport

skoci
Sfida me Skocinë ishte sërish pa kapitenin Ansi Agolli në fushë. Prezent në konferencën për shtyp përpara ndeshjes, por jo në përballje, mungesa e përvojës së tij në krah solli mjaft probleme për grupin e Panuccit. Binaku dhe më vonë Prenga vuajtën shumë shpejtësinë e Russell, McGregor apo dhe Naismith. Ndërkohë në mesin e fushës, Emanuele Ndoj rezultoi shpesh i humbur në duelet direkte me McDonald apo McGinn. Ashtu sikurse ndaj Izraelit, edhe në Skoci Shqipëria vuajti për të krijuar volum loje.

p

Gafat në prapavijë ishin pothuajse të njëjta dhe kësaj here as rezultati nuk foli në favor. Ndërkohë për Christian Panuccin fitorja ishte e dhuruar. Ish-mbrojtësi i kombëtares italiane tha se e kishte përgatitur mirë takimin. Ai theksoi se edhe Shqipëria pati raste për të shënuar, por që nuk i shfrytëzoi si duhet. Këtu Panucci iu referua dy mundësive që kishte Balaj. Panucchi justifikoi mungesën e Bashës dhe mori përgjegjësinë për lënjen e tij në stol, teksa këmbënguli se problemi i vetëm për kuqezinjtë mbetet mbrojtja. Në pesë ndeshjet e fundit, kuqezinjtë kanë pësuar 10 gola. Nga kjo ecuri, fitorja ndaj Izraelit rezulton e vetmja përballje me rrjetë të paprekur.