Shqipëria paguan më shumë se Italia ?

Sport

ggggggg.JPG

Shqipëria është një nga kombëtaret që ka shpenzuar një shifër të majme sa i përket akomodimit në Francë

Kombëtarja shqiptarë ka zgjedhur të qëndrojnë në hotel “Agapa” në Pero-Guiro, që ndodhet në veri-perëndim të Francës. Ndërkohë, pak kilometra larg është edhe qendra stërvitore ku do të stërviten kuqezinjtë, “Stad Zhan-Ive Lë Zhano”.

Në fakt, edhe pse ka fjalën “stadium” në emërtimin e saj, bëhet fjalë thjesht për një fushë me parametra optimale, por nuk ka një kapacitet me stola për të dhënë impaktin e një impiani tipik

LEXO MË SHUMË: Resorti luksoz ku do të akomodohet kombëtarja shqiptare (Foto)

Gjithsesi, për akomodimin në hotel është paguar një shifër prej 245 euro cdo nate. Hoteli ka gjithsej 45 dhoma, dy prej të cilave superiore dhe njëra me tarracë.

Me këtë nivel pagese, FSHF-ja renditet në vendin e 12-të, per sa u përket të gjitha përzgjedhjeve që kanë bërë federatat e skuadrave pjesëmarrëse në Europian, shkruan Panorama Sport.

Vetëm dy prej tyre nuk është arritur t’iu bëhet e ditur shifra nga e përditshmja britanike “Daily Mail”, Franca dhe Portugalia.

Ekipi përfaqësues që do të akomodohet në hotelin më të shtrenjtë do të jetë Anglia, ku do të paguhen plot 500 funte nata (646 euro) për një dhomë.

Befason Hungaria, që vjen e dyta, me një përzgjedhje prej 469 funte (606 euro). Ndërkohë, skuadra që është kursyer më tepër financiarisht ka qenë Zvicra.

Ata do të paguajë vetëm 112 euro/nata hoteli ku do të qëndrojnë në Francë, por që në afërsi kanë një terren sportiv modern.

Kjo është lista e Kombëtareve dhe çmimet që do të paguajnë ato për akomodim

1. Anglia (Chantilly) – 645 € për një natë

2. Hungaria (Tourrettes) – 610 € për një natë

3. Gjermania (Evian-les-Bains) – 520 € për një natë

4. Rumania (Orry-la-Ville) – 355 € për një natë

5. Islanda (Annecy-le-Vieux) – 335 € për një natë

6. Rusia (Croissy-Sur-Seine-Ruel-Malmaison) – 320 € për një natë

7. Irlanda e Verit (Saint-Georges-de-Reneins) – 275 € për një natë

8. Irlanda (Versailles) – 272 € për një natë

9. Kroacia (Coeur Cote Fleurie / Deauville) – 270 € për një natë

10. Turqi (Saint-Cyr-Sur-Mer) – 265 € për një natë

11. Spanja (Saint Martin-de-Ré) – 250 euro për një natë

12. Shqipëria (Perros-Guirec) – 245 € për një natë

13. Suedia (Saint Nazaire / Prnichet) – 235 € për një natë

14. Sllovakia (Vichy) – 200 euro në natë

15. Polonia (La Baule) – 195 € për një natë

16. Austria (Mallemort) – 185 € për një natë

17. Uellsi (Dinard) – 170 € për një natë

18. Ukraina (Aix-en-Provenze) – 170 € për një natë

19. Republika Çeke (Tours) – 152 euro për një natë

20. Belgjika (Bordeaux) – 152 € për një natë

21. Italia (Grammont / Montpellier) – 140 € për një natë

22. Zvicra (Montpellier / Juvignac) – 112 € për një natë

23. Portugala (Linass-Marcoussis) – ende i pazbuluar çmimi

24. Franca (Clairefontaine) – ende i pazbuluar çmimi