Pasi ka siguruar zyrtarisht një miqësore kundër Austrisë, Federata Shqiptare e Futbollit vazhdon punën për të gjetur miqësore të tjera në prag të Euro 2016.
Në plan janë disa miqësore, sepse mund të luhet edhe në maj e qershor, por në muajin përpara Kampionatit Evropian ka një detyrim nga rregullorja e UEFA-s, mund të luhet vetëm ndaj një kundërshtari që merr pjesë në Evropian.
Për pasojë, Shqipëria ka arritur marrëveshjen me Kanadanë, për të luajtur në ditët e para të qershorit.
Çdo vit Kanadaja luan një numër të madh miqësoresh në Evropë, për të testuar skuadrën me rivalë cilësorë, ndaj këtë radhë i ka kërkuar një miqësore Shqipërisë dhe marrëveshja është arritur tashmë.
Pritet vetëm njoftimi i Federatës Shqiptare, që ka vonuar gjithçka për shkak të bisedimeve me shumë kombëtare, që tashmë e shohin si një rival serioz Shqipërinë.