Bernardo Silva është i pavendosur për të ardhmen e tij. Kjo do të thotë se portugezi nuk e përjashton mundësinë e largimit nga Manchester City. Pavarësisht se ka një kontratë deri në vitin 2025 me kampionët e Premier League, mesfushori mbetet i dyzuar.
Nga grumbullimi me përfaqësuesn portugeze, i pyetur rreth të ardhmes së tij, 27 vjeçari ka dhënë një përgjigje, që mund të shqetësojë trajnerin Pep Guardiola.
“Për fat të keq nuk mund të përgjigjem, sepse jam i përqendruar me kombëtaren në ndeshjet që kemi përpara. Megjithatë, kur të përfundojë sezoni, do të shohim se ç’do të ndodhë”, ka mbyllur fantazisti I Cityzens.
Këto fjalë të Bernardo Silva janë konsideruar mjaft diplomatike, duke lënë të hapur mundësinë e qëndrimit tek City, por edhe atë të largimit nga kampionët e Anglisë. Pas 4 titujve kampionë të fituar më Etihad, e pas shumë trofeve të tjerë, në të cilët ka qenë protagonist absolut, ndoshta ka ardhur momenti që portugezi të kërkojë një tjetër avënturë në karrierë.
Mediat në ishull, kanë zbuluar se klubi që interesohet më tepër për të marrë shërbimet e tij është Barcelona. Më konkretisht është trajneri Xavi Hernandez ai që i pëlqen pa masë aftësitë e mesfushorit, e për këtë arsye dëshiron që ta ketë pjesë të organikës së tij. Megjithatë, problemi i katalanasve mbetet aspekti financiar, që i kushtëzon spanjollët të bëjnë prapakthehu kur bëhet fjalë për shuma të mëdha. Pjesë e Cityt që prej 2017-tës, kartoni i Bernardo Silvas në tregun e merkatos, momentalisht vlen 75 mln euro.