Shorti i Kukësit në Champions, Gjici: Ja cfarë më tremb…

Sport

safet2
UEFA hodhi në Nion shortin për turet e para kualifikues të edicionit të ri të Champions League. Dhe përfaqësuesja e futbollit shqiptar, Kukësi, ka mësuar kundërshtarin e raundit të parë, që do të jetë skuadra malteze e Valetas. Sigurisht është një short i lehtë për veri-lindorët, që kanë shmangur ekipe më të fortë si sllovakët e Spartak Trnavvës. Përballja e parë për kukësianë do të luhet më 10 korrik në “Loro Borici”, kurse kthimi pas një jave në La Valeta. Ndërsa turi i dytë është edhe më i vështirë, pasi skuadra e Pakult nëse kalon maltezët, do të sfidojnë një ekip më të fortë. Dhe fati deshi që Kukësi të presë fituesen e çiftit midis Karabagut ku luan Ansi Agolli dhe sllovenët e Olimpia Ljubjanës.

safet

Një sfidë e mundshme që do vendoste përballë skuadrën shqiptare me ekipin e lojtarit 36-vjeçar, i cili vetëm para pak ditësh rinovoi kontratën edhe për një sezon me kampionët e Azerbajxhanit. Për më tepër, azerët janë edhe një skuadër që vetëm sezonin e kaluar bënë debutimin në grupet e Champions League. Pra kanë përvojë të madhe në arenën e futbollit evropian. Kjo ka shqetësuar jo pak edhe presidentin e Kukësit, Safet Gjici, i cili gjithsesi së pari ka dashur të përqendrohet tek turi i parë: “Maltezët janë një skuadër e lehtë në letër. Mirëpo duhet bërë kujdes, për të mos e marrë shumë lehtë, sepse do të rrezikonim shumë. Stafit dhe skuadrës i kam tërhequr vëmendjen për ta përballuar këtë impenjim të parë me serziotetin dhe impenjimin e duhur. Më pas të mendojmë për Qarabagun e Agollit…”.