Shorti i Botërorit 2018, ja rrugëtimi i Shqipërisë

Sport

largea skenderbeu1357823425
Dora e Olivier Bierhoff, gjatë shortit të hedhur në Rusi për eliminatoret e Botërorit 2018, ishte e pamëshirshme me Shqipërinë. Na vendosi në një grup Spanjën e Italinë, që edhe përfaqësuese më të forta se e jona do të kishin dashur t’i shmangnin. Ngushëllimi i vetëm, veç të ardhurat financiare për të cilat në FSHF kanë fërkuar duart, është edhe fakti që tifozët do të kenë mundësi të shohin për së gjalli yjet e gjigantëve të futbollit botëror, duke luajtur në tokën shqiptare.
Italia do të zbarkojë për herë të parë në absolut, ndërsa Spanja ka ardhur edhe dy herë të tjera në vitin 1986 për eliminatoret e Europianit dhe në 1993-shin për ato të Botërorit. Premierë e kemi edhe me Izreaelin, kurse ndaj Maqedonisë kemi pasur thjesht miqësore.
Në bazë të kalendarit të zbardhur nga FIFA, rrugëtimi i kuqezinjve drejt ëndrrës së Botërorit do të nisë më 5 shtator 2016 në shtëpi, me fqinjët maqedonas. Për të parë përballjen me njërën prej dy gjiganteve, duhet pritur 9 tetori i po atij viti, atëherë kur do të na vizitojnë iberikët, tri ditë pasi të kenë luajtur supersfidën me italianët.
Kurse me “axurrët” do të luajmë më 24 mars 2017, pasi të jemi ndeshur më parë me Izraelin brenda në fushën tonë. Këto eliminatore nuk mund të kishin mbyllje më të bukur e të vështirë për Shqipërinë: së pari më 6 tetor 2017 do të shkojmë të luajmë në Spanjë, pastaj në harkun e tri ditëve do të presim Italinë 4 herë kampione të botës. Sidoqoftë deri atëherë ka kohë, më pare na pret Europiani.

Ky është kalendari plotë i ndeshjeve të grupit eliminator të Botërorit 2018 :
5 Shtator 2016 — Shqiperi – Maqedoni
6 Tetor 2016 — Lichtenstein – Shqiperi
9 Tetor 2016 — Shqiperi – Spanje
12 Nentor 2016 — Shqiperi – Izrael
24 Mars 2017 — Itali – Shqiperi
11 Qershor 2017 — Izrael – Shqiperi
2 Shtator 2017 — Shqiperi – Lichtenstein
5 Shtator 2017 — Maqedoni – Shqiperi
6 Tetor 2017 — Spanje – Shqiperi
9 Tetor 2017 — Shqiperi – Itali