Shkarkohet Mourinho, i kushton miliona euro ‘djajve të kuq’…

Sport

jose ore
Jose Mourinho nuk është më trajneri i Manchester United. Klubi anglez ka vendosur të shkarkojë nga detyra trajnerin portugez për shkak të rezultateve jo të mira, ku pas humbjes me Valencian në Champions League, kulmoi në dështimin 3-1 në përballjen më të ‘nxehtë’ të ishullit kundër Liverpoolit. Sipas raportimeve, ndërprerja e kontratës së teknikut portugez është e njëanshme nga ana e klubit, çfarë mund t’i kushtojë jo pak drejtuesve të Manchester United. Mourinho pati rinovuar kontratën vetëm 11 muaj më parë, dhe nga ato që raportohen në ishull, ai do të përfitojë nga kjo prishje e kontratës plot 20 milionë euro.

jose2

Lajmi i shkarkimit të Mourinhos është bërë zyrtar fillimisht në faqen e klubit anglez, që falenderon trajnerin për punën e bërë deri më tani. Ndësa sa i përket drejtimi të skuadrës, klubi njofton se do të përcaktohet një trajner i përkohshëm për të menaxhuar ekipin deri në fundin e sezonti aktual, ndërsa ende nuk ka asnjë vendim se cili do të jetë emri që do të zëvendësojë Jose Mourinhon nga viti i ardhshëm. Pozicioni i teknikut portugez në krye të Manchester United ishte lëkundur prej kohësh, por duket se humbjet e fundit i kanë bindur drejtuesit për t’i dhënë fund bashkëpunimit më trajnerin. ‘Djajtë e kuq’ vazhdojnë të vuajnë në stol që pas largimit të Sir Alex Ferguson, ku deri më tani ende asnjë emër nuk ka mbërritur ta çojë skuadrën legjendare në nivelet që i takon.