Shitja e Milanit tek “Investcorp”, mbyllet për 15 ditë

Sport

15 ditë mund ta ndajnë Milanin nga një ndryshim historik. Tashmë janë konfirmuar zyrtarisht negociatat mes fondit “Elliot” dhe grupit të interesuar me bazë në Bahrenin “Investcorp”, për shitjen e aksioneve të klubit kuqezi. Vijimin e bisedimeve e konfirmoi edhe ambasada e Bahrenin-it në Mbretërinë e Bashkuar. “Fondi i investimeve Investcorp ka nisur një negociatë ekskluzive për blerjen e aksioneve të Milanit për 1 miliard euro”-shkruan ambasada në profilin e saj zyrtar në twiter. Investcorp është krijuar në vitin 1982 dhe ka një portofol investimesh në të gjithë botën që kap shifrën e 39 miliard eurove. Ndërkohë të shtunën presidenti ekzekutiv  i fondit në fjalë Mohamed bin Mahfoodh Alhardi, në një postim në rrjetet sociale , postim që më pas e fshiu, nuk i kurseu elozhet për fitoren e Milanit ndaj Genoas duke i uruar festën e Pashkëve edhe tifozëve të skuadrës, madje dhe me një hashtag ku shruhej #ForzaMilan.

Koha për ta mbyllur këtë negociatë nuk parashikohet e gjatë, madje pritet që brënda 15 ditëve të vij marrëveshja mes fondit amerikan “Elliot” që zotëron  të drejtat e Milanit që nga 2018-a dhe fondit të investimeve nga Bahreini “Investcorp”. Meritë të madhe në këtë rast kanë politikat që ka zbatuar fondi amerikan duke ekulibruar ndjeshëm bilancet e klubit kuqezi dhe duke e rikthyer skuadrën në garë për titull dhe ne Champion League. Pas 15 ditëve nuk pritet të ketë zgjatje të mëtejshme dhe do të merret vendimi përfudimtar, kujtojmë që fondi “Elliot” shpenzoi 700 milion euro për aksionet e klubit dhe ekziston mundësia të përfitojë 300 mln euro me shtijen e aksioneve. Me ardhjen e pronarëve të rinj nuk priten ndyrshime të mëdha përsa i përket drejtuesve , i vetmi që mund të largohet do të jete administratori i përgjithshëm Ivan Gazidis, teksa mud të ketë një rol në klub edhe presidenti ekzekutiv i “Investcorp” Alhardi.