Cristiano Ronaldo i ka bërë një super dhuratë nënës së tij. Së bashku me vëllezërit, sulmuesi i Juventusit i dërgoi një dhuratë në garazhin e Dolores, si dhe një buqetë të bukur lulesh.
“Faleminderit fëmijëve të mi për këtë dhuratë. Një ditë të mbarë për të gjithë ju”, ka shkruar nëna e futbollistit.
Dita e nënës në Shqipëri festohet më 8 mars, në Itali të dielën e dytë të majit, ndërkohë ë në Portugali mesa duket të dielën e parë të muajit maj. Një Mercedes shumë i bukur i shtohet makinave të tjera që sulmuesi i ka dhuruar nënës së tij.